E Shtunë, 31 Tetor 2026

Data magjike 10.10.2010, dasma masive në botë

Dasma është dita më e rëndësishme për një cift, por është edhe më e vecantë në një datë të vecantë. Mijëra të rinj kinezë kanë caktuar si datë perfekte për martesën e tyre të dielën e datës 10.10.2010.  Në Kinë perfeksioni i martesës vjen pikërisht nga numri dhjetë i cili do të simbolizohet me një tortë me dhjetë kate. Ndërsa në SHBA vetëm në një lokal në Las Vegas janë prenotuar 150 dasma.

Kjo datë konsiderohet fatsjellëse. Për kinezët data të tilla kanë qenë edhe 8.8.2008 dhe 9.9.2009. në SHBA llogaritet se të paktën 39 mijë cifte kanë zgjedhur 10 tetorin për të celebruar martesën e tyre.  Por e vecanta nuk përfundon me kaq.  Kisha e Unifikimit në Korenë e Jugut ka mbajtur një martesë masive këtë të dielë, duke bekuar ciftet e reja nga 40 vende pjesëmarrëse. Më shumë se 20 mijë njerëz ishin mbledhur në kampusin e kolegjit Asan, 100 km në jugperëndim të Seulit, për të shkëmbyer unazat e tyre. Themeluesi i Kishës, San Miung Mun së bashku me bashkëshorten e tij ishin të pranishëm në këtë ceremoni të vecantë.

20 mijë të pranishmit përbëheshin nga 1200 cifte që martoheshin për herë të parë, dhe 6 mijë cifte të martuara, por që kërkojnë ti rikushtohen martesës dhe familjes

Anisa Braho

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›