Prezantuesja ngatërron emrin e fitueses së Top Model

Prezantuesja televizive Sarah Murdoch ka ngatërruar emrin e fitueses së konkursit për Top Modelen më të mirë në Australi, duke krijuar një situatë të sikletshme për producentët, për atë vetë dhe për dy vajzat e mbetura në garë. Gazetat e cilësuan momentin më të shëmtuar televiziv, ndërsa videoja e gafës është shpërndarë me shpejtësi në të gjitha rrjetet sociale në internet.
Murdoch, e cila është bashkëshorte e djalit të baronit të mediave Rupert Murdoch, gati sa nuk shpërtheu në lotë kur kuptoi se kishte shpallur gabimisht fituese 19-vjecaren Kelsey Martinovich. Vajza kishte mbaruar fjalën ku pranonte çmimin kur Murdoch kishte lajmëruar fituesen e vërtetë nga votat e publikut, 18-vjecaren Amanda Ware. “Nuk e di se cfarë të them tani. Po ndjehem shumë keq në këto momente”, u ka thënë prezantuesja 2 mijë personave që ishin duke e ndjekur live shpalljen e fituesve.
“Nuk mendoj se do të isha këtu tani, nëse nuk do të kishte ndodhur gabimi, besoj se tashmë Amanda ka një shoqëruese”, tha në një emision mëngjesi rivalja fituese pastaj humbëse e konkursit, Kelsey Martinovich.
Juli Prifti