24 vjet pa aktorin e madh Prokop Mima
Prokop Mima himnizuesi i gjuhës amtare që e ngriti fjalën shqipe në tingëllimin e bukur e të hijshëm.
Shen Prokopi i Tempullit të Teatrit njihet si mjeshtri i të folurit skenik që u përjetsua në rolin e Xhivolës tek Komedia e Arturo Uisë.
Bredhi i lartuar në kopshtin e teatrit kombtar që simbolizon Prokop Mimën sot na zgjon në kujtesë 24 vjetorin e largimit nga e të gjallëve për t'u përmasuar në dimensionin e kujtesës.
Gjerdani i dritshëm i roleve të pakët dhe plot kualitet bën ende të gjallojnë në mendje personazhet e Stefan Haurja te "Emblema e dikurshme", "Intendenti", "Vëllezër e shokë", Dom Marku te "Cuca e Maleve", "Hamleti", "Morali i zonjës Dulska", "Revizori", "Lumi i vdekur", "Intrigë e dashuri", dhe "Toka jonë" në teatër.
Si një prej iniciatëve të artit modern të maskaveartist Prokopi dokumentohet me rolin e parë në dramën Topazi duke vijuar shkalloren artistike deri me rolin e general lejtnantit tek Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur me regji të Pirro Manit.
Për punën e jashtzakonshme dhe si një përjashtim vezullues në plejadën e mjeshtrave të lartë të aktrimit, fenomeni Mima ende në panteonin e vlerave pritet një nderim më i lartë si një personalitet me fizionomi shqiptare.
Si një zë në kohë plot muzikalitet në të shprehur është nderuar me titullin "Artist i Merituar" apo çmime e medalje gjatë diktaturës .