25 janari dhe revolucioni i Egjiptit
Ain Sukhna ka një bukuri që të mahnit. Pas një rruge që zgjat 2 orë nga Kajro përmes shkretëtirës, rruga shtrihet drejt ujërave blu si shigjetë e gjirit të Suezit. i ndodhur pas kodrave me ngjyrë okre, qyteti ka një gjerdan ndërtesash industriale, me struktura disi të rrënuara dhe disa vila të këndshme. Pikërisht këtu ish zyrtarët, biznesmenët dhe intelektualët, prej pothuaj 3 dekadash rresht racionalizuan regjimin e Mubarakut.
Me ato lëndinat si të lyera me manikyr, me pishinat e pafundme të paprishura dhe rruga për kalimtarë për të shkuar drejt bregdetit, Ain Sukhna nuk mund të ishte më ndryshe. Janë të shumtë ata që kanë ende bindjen se rënia e Mubarakut ishte një gabim tragjik, që solli shkatërrim për vendin. Ata ende besojnë se frenimi që ishte i ditur që në fillim të revoltave – se Egjipti po krijonte një demokraci në dukje, me një ekonomi në dukje. Ata nuk mund të kuptojnë se partnerët e tyre egjiptianë nuk mundën ta kuptonin sa i mirë ishte Mubaraku. Sipas logjikës së tyre, politikat progressive që ndoqi Mubarak bënë që ai të linte fronin: sikur Mubarak të mos kishte qënë modern dhe demokrat, protestat nuk do të ishin lejuar të ndodhnin. Telefonatat e fshehta të Suzana Mubarak me oborrtarët përmbanin pyetjen e saj “Askush nuk e sheh të mirën që kemi bërë?”
Në të vërtetë, populli egjiptian nuk e kuptoi. Por gruan e despotit duhet ta falim, që nuk i bëri mirë llogaritë. Në periudhën midis 12 tetorit 1981, kur Mubaraku pranoi presidencën e Egjiptit deri në 11 shkurt 2011, kur e la fronin, vendi gjoja po zhvillohej. Investimet e huaja u shtuan. Prodhimi i brendshëm u rrit. Sipas Bankës Botërore, pritshmëria për jetën, imunizimi i fëmijëve, shpenzimet familjare dhe numri i telefonave për familje u rrit, duke supozuar që mbretëria e Mubarakut i kishte bërë më të pasur egjiptianët dhe më të shëndetshëm.
Ndonjë përligjie për ish zonjën e parë do të ishte tërësisht e zbrazët. Banka Botërore shfrytëzoi të dhëna dhe ekspertiza të kryera prej zyrtarëve egjiptianë, metodat e të cilëve ishin të prirura ndaj politikës. U përhapën thashetheme se Banka Botërore mbajti 2 blloqe, njërin për përdorim publik, statistika ku pretendohej që Egjipti kishte rritje ekonomie dhe një tjetër që tregonte një vend sfidues dhe më të ndërlikuar. Kjo ishte bërthama e problemit: boshllëku midis realitetit të Mabarakut dhe Egjipti i vërtetë. Mekanizmi që pati Mubarak në patronazh ishte ajo që organizonte konferencë pas konference, reformë pas reforme dhe më në fund erdhi ndryshimi në demokraci. Por, kur Asambleja Popullore (godina më e ulët e parlamentit egjiptian) vazhdimisht rinovonte ligjet e vjetra prej dekadash, gazetarët, politikanët, gjyqtarët dhe aktivistët e të gjithë llojeve që i nxiste të tregonin përrallën për Egjiptin, ku jeta ishte e kufizuar nga një dorezë e hekurt e shtetit. Ata që nxirrnin në pah kontradiktat, i nënshtroheshin brutalitetit.
Mubaraku duke i vënë veshin asaj që ndodhi në tetor 1973 dhe në vendkalimin e Kanalit të Suezit, u shpreh se po vihej në lëvizje “ecja drejt së ardhmes” e Egjiptit. Por retorika e tij pati një kontrast të madh sipas kritikës. i izoluar në Heliopolis apo në Sharm el-Sheikh, Mubarak nuk e vlerësoi kurrë ironinë se shtypja që i bëri popullit, veçse i përforcoi argumentet e kritikës. Në fakt, ai thjesht e zgjeroi edhe më shumë hendekun midis parimit dhe praktikës.
Këtë javë parlamenti demokratik zgjodhi kreun e vet, Mohamed Saad el-Katatni, liderin e Partisë për Liri dhe drejtësi të Vëllazërisë Myslimane, duke hapur një kapitull të ri në historinë e vendit. Por, një vit më vonë, pasi nisën revoltat, rikthehet e kaluara duke e venitur të ardhmen. Egjiptianët po kuptojnë atë qe shkencëtart e kishin kuptuar prej kohësh: revoltat mund të rrëzojnë liderë, por ndryshimi i institucioneve është i vështirë. Nuk flitet këtu vetëm për ligje dhe norma, por gjithashtu për përmbushjen e normave të jokodifikuara, që kanë rrjedhur prej dekadash prakticitet. Për shembull, në Egjipt nuk ka ndonjë asnjë kod institucional, as ndonjë zyrë dekretesh që lidhet me forcat e armatosura dhe me presidencën, por ajo zyrë ka qenë gjithnjë në duart e zyrtarëve.
Aktivistët egjiptianë kanë të drejtë, kur thonë se revolucioni i tyre ka mbetur i papërfunduar. Ashtu si Mubarak, bijtë e tij, Gamal dhe Alaa dhe një grup lejtenantësh duke përfshirë edhe ish ministrin e brendshëm, Habib al-Adly, janë të gjithë në gjyq, të tjerët ndodhen në Londër, Dubai apo Bejrut.
Kjo gjendje e keqe politike në të cilën institucionet shërbejnë si elitë, mbetet e pacenuar. Por si do përfundojë kjo? Nxitësit e revoltave kanë mbajtur një qëndrim parimor kundrejt Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura dhe liderit të tij Field Marshall Hussein Tantavi, sepse ata besojnë se ushtria është një forcë kundërrevolucionare. Aktivistët e revolucionit nisën të rrudhen. Ata në fakt mund ta rinisnin protestën, por duke qenë në fazën e parë të ndryshimeve, ata janë margjinalizuar.
Drama qendrore e politikave të Egjiptit është shndërruar në dy lojtarë, që e gjejnë veten në role të ndryshme: ushtria dhe Vëllazëria Myslimane. Kajro është e mbushur plot me konfliktet midis zyrtarëve dhe islamikëve, gjë që mund të sjellë fundin e premtimit që u bë në sheshin Tahrir në favor të politikave më banale.
Ajo që i bën fjalët të besueshme është se gjeneralët nuk kanë shumë për të bërë përveç ruajtjes së qeverisjes, si burimi themelor i pushtetit dhe autoritetit. Kushdo që është i gatshëm ta sigurojë atë, është një partner potencial; këndvështrimi nuk është i rëndësishëm. Por, ama, duhet thënë se aleanca me Vëllazërimin nuk do të zgjaste. Kjo është një arsye përse presidentët egjiptianë mbajtën të shtypur Vëllazërimin sidomos në këta 60 vitet e fundit: është një pretendent legjitim për pushtet. Si zyrtarët, edhe Vëllazërimi pretendojnë se janë nacionalistë. Në vitet e kaluara, Vëllazërimi dhe Zyrtarët e Lirë përcaktuan diagnozën e problemeve në Egjipt, siç ishin: korrupsioni, dominimi i huaj dhe mungesa e drejtësisë shoqërore. Vëllazërimi i sheh egjiptianët si një alternativë e shkëlqyer.
Reputacioni i tij për të qenë “I pastër” (lexo: jo korrupsion”) është i pakrahasueshëm. Ai ka përvetësuar retorikën e reformave dhe politikën progresive dhe nuk ka bërë kompromos në nacionalizmin e tij, duke kundërshtuar gjithnjë marrëveshjen me Uashingonin, që solli autoritetin amerikan dhe dhuratën bujare në ushtri në shkëmbim të një ujdie historike me Izraelin më 1979.
Vëllazërimi ka theksuar krejt qartë që lidhjet midis Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë katandisur këtë vend në një “autoritet të gradës së dytë”, duke e pozicionuar grupin si më autentiku në Egjipt dhe në shërbim të Egjiptit të ri, ndryshe nga autoriteti i ushtrisë. Por, gjeneralët nuk do të dorëzohen aq kollaj pa luftë. Pas së gjithash, instrumenti i ushtrisë është i përbërë prej bijve të revolucionit 1952. Ata e konsiderojnë veten si “shtyllë e regjimit” dhe do të mbrojë interest e gjera që rrjedhin nga pozita e tyre e lartë.
Vëllazërimi e kupton shumë mirë këtë; në përputhje me rrethanat, ata e mbajtën pezull idenë e amnestisë për zyrtarët. Vëllazërimi do të marrë atë që populli egjiptian do të hedhë në kutinë e votimit. Edhe hartimi i kushtetutës po afron. Procedurat dhe përmbajta do të shkruhen nga vera; viti që vjen do të jetë vit plot polemika dhe beteja të forta. Politika e huaj, ekonomike dhe shoqërore do t’i nënshtrohet peripecive të politikës në një shoqëri të polarizuar midis koncepteve të ndryshme të marrëdhënënieve midis qytetarit dhe shtetit, fesë dhe shtetit. Dominimi i Vëllazërimit në parlament do të sjellë pikënisjen e negociatave me ushtrinë. Nuk është keq, gjithsesi. Në politikën demokratike do të jenë të ndezura gjithnjë konfliktet, për aq kohë sa armët mund të ruhen në Gji. Egjiptianët po i heqin qafe njëherë e mirë demonët.
Përktheu Rudina Dahri