Akuzat ndaj Zamir Shtylles, reagon prokurori

Por duke marre shkas nga akuzat ne media te shtetasit Gezim Peshkopia, prokurori Zamir Shtylla ka folur edhe per per sulmet me te fundit mes te cilave edhe akuzat e kryeministrit Berisha.
"Përpjekjet e bëra së fundi, duke më atribuar veprime që nuk janë kryer prej meje,i konsideroj abuzive, për të denigruar figurën time dhe presionin për shkak të detyrës zyrtare që aktualisht kryej", thuhet ne letren e Shtylles.
Duke ju pergjigjur edhe pretendimeve te shtetasit, Gezim Peshkopia, i cili deklaroi se eshte torturuar nga Shtylla ne vitin 1975 , drejtuesi i dosjes se Gerdecit e po ashtu drejtori i kontrollit dhe ndjekjes penale ne Prokurorine e Pergjithshme hedh poshte keto akuza.
"Gjate gjithe karieres time si prokuror dhe hetues nuk kam patur proces hetimor me zotin Gezim Peshkopia apo pjesetare te familjes se tij. Deklarimi publik në media se Z.Gezim Peshkopia është hetuar prej meje në vitin 1975, është i pavërtetë dhe ritheksoj edhe njëhere se me këtë person nuk kam pasur asnjë raport, të lidhur me punën time. Une kam filluar punë në gusht të vitit 1976 një vit më vonë nga sa Z.Peshkopia pretendon se është hetua", sqarohet me tej.
Projektligji i pastertise se figures te zyrtareve te larte ka doza te forta ndaj prokuroreve dhe gjykateve. Por vete kryeministri ka vecuar disa emra prokuroresh te cilet ky draft nese behet ligj largohen nga detyra per shkak te posteve qe ata kane patur ne kohen e regjimit komunist.
Mes prokuroreve qe u duhet te lene detyren te permendur nga vete kryeministri jane edhe disa prokurorre qe kane nen hetim ceshtje te rendesishme sic eshte hetimi i ish-ministrit te Transporteve Lulezim Basha, hetimi i ish-kreut te SHIK-ut, Arben Sefgjini, si dhe hetimi i bisnesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlic apo drejtuesi i hetimeve per tragjedine e Gerdecit.
Cka, me shume se debatin per te shkuaren e pandeshkuar komuniste ka ushqyer debatin se partia Demokratike me kete nisme ligjore kerkon te pengoje proceset hetimore madhore per korrupsion te saj, ne pak me shume se 3 vjet ne pushtet.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code