E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria kërkon krijimin e Gjykatës Administrative

Mungesa e Gjykatës Administrative në Sistemin e Drejtësisë godet rënde biznesin dhe industritë shqiptare. Ky është mendimi i Konfindustrisë, e cila ka kërkuar sot krijimin sa më të shpejtë të Gjykatës Administrative 

TIRANE - Konfindustria ka kërkuar sot në Komisionin e Ligjeve, krijimin sa më të shpejtë të Gjykatës Administrative. Gjatë seancës në komisionin e ligjeve, administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, tha se: “Mungesa e Gjykatës Administrative në Sistemin e Drejtësisë godet rënde psikologjikisht dhe realisht biznesin dhe industritë shqiptare”. Sipas tij në kushtet e krizës globale ekonomike dhe financiare është e domosdoshme krijimi sa më i shpejtë i Gjykatës Administrative.

Konfindustria kërkoi në Komisionin e Ligjeve përshpejtimin e procedurave ligjore për funksionimin sa më të shpejtë të institucionit në fjalë edhe kështu mjaft të vonuar krahasimisht të gjitha vendeve të tjera jo vetëm të BE por edhe të rajonit.

Konfindustria, gjithashtu ka ndjekur nga afër gjithë proçesin përkatës të formulimit të draftit ligjor përkatës nga Ministria e Drejtesise dhe grupi përkatës i ekspertëve vendas dhe të huaj.

(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›