Shtyhet seanca për bandën e Gaxhait

Pas më shumë se dy vjetësh shtyrjesh të njëpasnjëshme të seancave, për shkak të mungesës së avokatëve apo problemeve të tjera, është shyrë edhe këtë radhë gjyqi i bandës së Gaxhait. Për të 79-ën herë radhazi séancea për Gazmir Brakën, Armando Sulejmanin, Sokol Sinematin , Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiu, të cilët akuzohen për organizim të strukturave kriminale dhe vrasje,është shtyrë. Kafazi i sallës së gjyqit ka qenë krejtësisht bosh, për shkak se të gjithë të akuzuarit kishin zgjedhur të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre mbrojtës, pa qenë vetë të pranishëm në proces. Prokurori i kësaj çeshtje ka kërkuar që të shtyhet kjo seancë pasi nuk ishte i pranishëm avokati i Armando Sulejmanit. Trupi gjykues pasi ka shqyrtuar kërkesen e prokurorit ka vendosur që seanca të shtyhet për mungesë të avokatëve. Seanca është shtyre deri me datën 5 janar. Togat e zeza kanë vendosur të zëvendësohet avokati i të pandehurit Armando Sulejmanit, dukei caktuar atij një avokat kryesisht. Zëvendesimi i avokatit të Sulejmanit ka ardhur pasi ai ka munguar edhe në seancat e tjera paraardhese. Për këtë do të njoftohet edhe Dhoma e Avokatisë.