25 studiot qe do te projektojne Parlamentin e ri

Kompleksi parlamentar Berisha fton edhe studion franceze. Komisioni teknik nis punen per perzgjedhjen e me te mireve
25 studio te njohura nderkombetarisht kane shprehur interes per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Ne mbledhjen e Komisionit Shteteror per Ndertimin e Parlamentit te ri shqiptar Kryeministri Sali Berisha pasi ka pershendetur te gjitha studiot pjesemarrese ka deklaruar se ndertimi i godines se Parlamentit te ri do te behet ne vend te Piramides jo per qellime politike por per shkaqe ekonomike. Ne mbledhjen e Komitetit Shteteror kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama nuk mori pjese ndersa Kryeministri Berisha e ka akuzuar kryebashkiakun si nostalgjik te komunizmit. Ne fund te fjales se tij kreu i qeverise la te nenkuptohej se ndertimi i Parlamentit nuk do te jete e vetmja ndertese qe pritet te ndertohet ne Tirane.
Komisioni Shteteror
Plot 25 studio malazeze franceze italiane gjermane amerikane e britanike kane shprehur interes per ndertimin e Parlamentit te ri atje ku sot eshte Piramida. Kreu i qeverise Sali Berisha ka falenderuar te gjitha studiot qe kane treguar interes dhe gatishmeri per ti dhene Shqiperise projektin me te mire per Parlamentin e ri. Ne themel te ketij shteti qendron institucioni i Parlamentit. Eumlshte ky institucion qe keto 20 vite ne perpjekje te medha dhe mbinjerezore ne kushte te nje qendrimi te eger destruktiv te Partise se Punes se Shqiperise dhe me vone te Partise Socialiste te perdorimit qofte dhe te plumbave ne Parlament ka vendosur ka ngritur cdo vit dhe me lart ndertesen e demokracise ne Shqiperi me reformat qe ka miratuar. Eumlshte ky institucion ne te cilin cdo qytetar shqiptar ka shprehur vullnetin e vet per te pasur perfaqesuesit e tij per te pasur ndertesen qendrore te vendit - tha Kryeministri ndersa kujtoi se atje ku sot eshte Kuvendi ka qene Komiteti Qendror i dhunes terrorit i shtypjes shqiptare. Ai shtoi se vendimi i marre per ndertimin e Parlamentit aty ku sot ndodhet mauzoleu i Enver Hoxhes eshte para se gjithash dhe mbi te gjitha ekonomik edhe pse nuk e fshehu percmimin ndaj ndertimeve te shemtuara qe u bene ne Tirane gjate periudhes se diktatures. Ata qe kendojne kengen e vlerave ata tregojne se jane vetem skllever te lejeve te ndertimit qe marrin nga kryetari i bashkise ne mbrojtje te atit te tij shpirteror. Une mund tu tregoj shqiptareve jo nje por me dhjetera raste ku ndertime identike si hotel Tirana jane rrafshuar si nje deshmi e deshtimit arkitekturor. Une mund tu faktoj shqiptareve se pallate si Pallati i Kultures gjenden vetem ne Ulanbator dhe se eshte nje shemti arkitekturore pa asnje vlere me nje zero vlere qe e shemton qendren e kryeqytetit dhe mbare vendin - tha Kryeministri duke paralajmeruar keshtu prishje te tjera. Sipas tij Rama ka bere cmos te ruaje monumentet e komunizmit. Te gjitha studiot qe i ka kontraktuar kane pasur porosi te prere dhe perfundimtare Mos prek trashegimine e Enver Hoxhes - tha Berisha. Ai shtoi se kryetarin e bashkise nuk e lene 20. Kryetari i bashkise ne 12 vjet pervec kumbullave te kuqe dhe ato nuk bejne fruta sepse sic do ti thoshte daja i tij Nikita Hrushovi se i ha populli ndaj nuk po i mbjellim pervec kumbullave te kuqe nuk i la gje tjeter qytetit ikjen dhe bojerat - tha ai ndersa iu kthye akuzave per abuzime me lejet e ndertimit. Gjithsesi sipas Berishes zgjedhja e Piramides si vendi me i pershtatshem eshte vetem kriter ekonomik per me teper qe kete vendim e ka marre Partia Socialiste kur ishte ne pushtet me Kryeminister Fatos Nanon. Berisha shtoi Rama vuan nga fetishi i gjithe ky qendrim i tij eshte i percaktuar nga sindroma e fetishizimit qe u ben objekteve ne kete rast statujave te diktatorit kujtimit te diktatorit varrit te diktatorit mauzoleut te diktatorit. Berisha ritheksoi se vendimi eshte i prere dhe perfundimtar Parlamenti do te ndertohet tek Piramida.
Studiot e interesuara per projektin e Parlamentit te ri
1. AMA ARCHITECTURE amp DAUDREacute-VIGNIER
2. AREA PROGETTO ASSOCIATI amp HIJJAS BIN KASTURI
3. ARXndashPAOLO DI NARDO
4. BAUMSCHLAGER-EBERLE GRUPPE
5. BEHNISCH ARCHITEKTEN
6. COOPHIMMELBLAU
7. DAVID CHIPPERFIELD
8. DANIEL LIBESKIND
9. DOMINIQUE PERRAULT
10. BENEDETTA TAGLIABUE - EMBT S.l.
11. GMP von GERKAN MARG und PARTNER
12. ISHIMOTO EUROPE S.r.l.
13. IVANIScaronIN-KABASHI
14. JACQUES HERZOG PIERRE DE MEURON
15. JEAN NOUVEL
16. JOSEF PAUL KLEIHUES
17. MARIO BOTTA
18. MARIO CUCINELLA ARCHITECTS S.r.l.amp POLITECNICA Soc. Coop.
19. MICHAEL HOPKINS
20. NEUTELINGS RIEDIJK ARCHITECTEN
21. REM KOOLHAAS
22. RICHARD MEIER
23. ROGERS STIRK HARBOUR - PARTNERS L.t.d.
24. SAMYN and PARTNERS amp Sti Studio Tecnico di ingegneria S.r.l.
25. WILLIAM ALLEN ALSOP