E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Arsyet qe u terhoqa nga fletet e votimit

Oferta Rama Ia dorezova ne tryeze Berishes

Pas terheqjes nga hetimi i fleteve te votimit kryetari i PS-se Edi Rama pa pasur argumente qe te sqaroje kete vendim i kerkoi dje Kryeministrit Sali Berisha qe te shqyrtoje oferten e PS-se. Sipas tij transparenca e zgjedhjeve eshte e vetmja shprese per ti dhene zgjidhje krizes politike dhe rifillimit te punes per reformen zgjedhore. Oferta jone e re eshte e vetmja shprese per te dale nga kriza politike duke bere transparencen e zgjedhjeve te shkuara e shpetuar zgjedhjet e ardhshme - tha Rama. Ne fjalen e tij kryesocialisti u shpreh qarte se oferta e re e opozites duhet pranuar dhe se pergjigjja e Kryeministrit duhet te jete sa me e shpejte ne menyre te tille qe te zgjidhte sipas tij ngercin politik.Ai duhet ti jape pergjigje ofertes se re te opozites te cilen ia kam lene une vete ne tavoline jave me pare dhe duhet te zgjidhe krizen politike. Pa hetuar kutite e materialeve zgjedhore dhe duke perjashtuar tani me fletet e votimit ska reforme zgjedhore dhe ska as zgjedhje te mundshme ne Shqiperi - nenvizoi Rama. Pra qendrimi i Partise Socialiste dhe kreut te saj prej disa ditesh ka ndryshuar dhe madje thelbesisht. Ata tanime nuk kerkojne hetimin e fleteve te votimit por te materialeve zgjedhore. Ndersa Rama pretendon se duhet pranuar oferta e dorezuar nga ai tek Kryeministri Berisha ne tryezen e pare per reformen zgjedhore duhet ne radhe te pare qe te merret parasysh qe ajo oferte ka pesuar ndryshime nga ana e vete socialisteve pasi tashme nuk kerkohet hetim i pakufizuar por hetim i materialeve zgjedhore. Ne kete menyre kerkesa e mazhorances qe oferta e re me e fundit e socialisteve te dorezohet ne Parlament eshte teresisht e drejte. Ne kete menyre pra me ane te zyrtarizimit te ofertes se re dhe jo asaj te derguar ne tryezen e pare te reformes zgjedhore mund te arrihet ndoshta edhe zgjidhja per ngercin politik qe ekziston ne vend. Nga ana e tij kreu i selise roze Edi Rama nuk ngurroi te akuzonte mazhorancen per mungesen e integrimit evropian te Shqiperise kur ne fakt raporti i BE-se fliste qarte per pergjegjesi te dyanshme dhe per te mos permendur bojkotin e opozites si shkaktar kryesor te mosfunksionimit te Parlamentit. Por kryesocialisti mendon se e vetmja pergjegjesi per mosmarrjen nga ana e Shqiperise te statusit kandidat eshte e qeverise. Sali Berisha ka deshtuar ne integrimin evropian te Shqiperise. Dhe kete deshtim ai nuk mund ta fshehe duke nisur nje beteje qesharake por shume te demshme per Shqiperine per tiu kundervene opinionit te Bashkimit Evropian opinionit te Komisionit Evropian apo vendeve anetare te cilat duke refuzuar kerkesen e qeverise per statusin e kandidatit nuk refuzuan shqiptaret po dora vete Sali Berishen dhe keqqeverisjen e tij - deklaroi Rama. Ne fund te fjales se tij kreu i socialisteve kerkoi largimin e qeverise qe sipas tij eshte duke keqqeverisur nepermjet votave te vjedhura dhe sipas tij e vetmja shprese per nje qeverisje transparente eshte Partia Socialiste dhe Opozita e Bashkuar. Sali Berisha ka deshtuar sepse mes standardeve evropiane dhe klanit te tij te korruptuar ne pushtet ka zgjedhur te perfaqesoje kete klan duke keqqeverisur me votat e vjedhura qe mban peng ne kutite e mbyllura dhe duke shpallur opoziten armike te vendit e te integrimit. E vetmja shprese eshte Partia Socialiste dhe Opozita e Bashkuar per nje qeverisje transparente dhe nje model te ri zhvillimi - perfundoi fjalen e tij kreu i Partise Socialiste Edi Rama.

Protestat Fule therret Ramen ne Bruksel

Pergatitja e Opozites se Bashkuar per rifillimin e protestave dhe thirrjet e vazhdueshme per te rrezuar qeverine dhe dergimin e vendit ne zgjedhje te parakohshme kane bere qe komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin Stefan Fule te therrase diten e sotme ne nje takim ne Bruksel kreun e selise roze Edi Rama. Mesohet se ne kete takim do te flitet kryesisht per mundesine e zhbllokimit te ngercit politik qe ka pesuar vendi si edhe per vendimin per te rifilluar protestat nga ana e opozites kryesisht ku thirrjet tashme kane qene me shume per dergimin e vendit ne zgjedhje te parakohshme. Ne kete menyre pritet qe komisioneri Fule te jape mendimin e tij rreth rifillimit te protestave kur dihet se opinioni nderkombetar eshte me shume per zgjidhjen e situates aktuale nepermjet rruges parlamentare dhe jo ne rruge. Megjithese Fule e mbeshteti oferten e fundit te opozites e cila tashme nuk flet per hetim te pakufizuar por vetem per hetim te materialeve zgjedhore perseri asnjehere ne fjalet e tij ai nuk ka mbeshtetur gjetjen e zgjidhjes nepermjet rruges.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›