E Shtunë, 31 Tetor 2026

25 të vrarë në një seri shpërthimesh në Bagdat

Policia irakiane thotë se një seri shpërthimesh në xhami shiite në Bagdat ka shkaktuar vdekjen e të paktën 25 vetëve dhe ka plagosur mbi 50 të tjerë. Policia thotë se të paktën 5 shpërthime, siç duket të bashkërenduara, goditën xhami në kryeqytet, në kohën kur besimtarët përfunduan lutjet e së premtes. Një shpërthim vdekjeprurës u ndërmor në lagjen verior Shaab të kryeqytetit. 

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por militantët suni dhe terroristët e al-Kaidës kanë vënë në shenjestër ceremoni fetare shiite në të kaluarën. Megjithëse dhuna ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të fundit, sulmet shënuan rritje në qershor para tërheqjes së trupave amerikane nga qytetet irakiane.

Dje, dy shpërthime lanë të vrarë të paktën 13 vetë, përfshirë një shpërthim që kishte në shenjestër një parti politike suni në Bakuba.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›