E Diel, 1 Nëntor 2026

250 milionë euro për bamirësi janë përdorur për blerjen e armëve nga rebelët

Miliona sterlina të Perëndimit me objektiv blerjen e ushqimeve për etiopianët që po vdisnin urie në Afrikë, gjatë krizës së madhe të urisë në vitin 1984 janë përdorur për blerjen e armëve nga rebelët. Këto janë rezultatet e një hetimi. Një pjesë e madhe e atyre parave, rreth 250 milionë euro u përfituan nga koncertet e bamirësisë dhe kopjet e shitura të CD-së së famshme “Do they know it’s Christmas” që u shit në masë brenda disa javëve në vitin 1984. Paratë u tha se do të përdoreshin për të ushqyer 8 milionë etiopianë të uritur. Në fakt, nga uria ndërruan jetë 1 milion vetë. Sipas raportit të disa hetimeve të sapopublikuara, ushtarët rebelë të maskuar si tregtarë të grurit u dorëzuan donatorëve perëndimorë që kishin paratë në vend të thasëve me miell, thasë me rërë. Ushtria rebele e Etiopisë kishte në radhët e saj, Kryeministrin aktual të vendit, Meles Zenawi. Jo rrëzoi nga pushteti qeverinë marksiste dhe që nga ajo kohë është duke qeverisur vendin. Vetë Meles ka qenë një nga liderët afrikanë më të “përkëdhelur” nga qeveritë britanike, pasi premtoi ndërmarrjen e reformave demokratike. Hetimet do të vazhdojnë edhe më tej për të parë përfshirjen e qeverive perëndimore në këtë skandal.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›