250 të vdekur nga tërmetet në Iran

Kjo shifër pritet të rritet, derisa raportet flasin se një mori fshatrash janë goditur nga tërmetet.
Autoritetet thanë se 110 fshatra janë goditur nga tërmetet.
Linjat telefonike dhe të komunikimit në shumë fshatra raportohet se janë dëmtuar, duke e vështirësuar kështu punën e ekipeve të shpëtimit.
Kryqi i Kuq tha se do të vendosë më shumë spitale mobile në zonat e prekura, për të dhënë ndihmën emergjente për të lënduarit.
Zyrtarët iu kërkuan banorëve që gjatë natës të qëndrojnë në qiell të hapur, nga frika e dridhjeve tjera pas tërmetit.
Në një deklaratë, presidenti Mahmud Ahmedinejad iu bëri thirrje autoriteteve që të “mobilizohen dhe ta ndihmojnë popullatën e prekur”.
Agjencia e lajmeve, AFP, ka cituar shërbimet emergjente të kenë thënë se dhjetëra ekipe shpëtimi po punojnë, duke shfrytëzuar edhe qentë për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja, por errësira i ka penguar përpjekjet e shpëtimit.
Irani goditet shpesh nga tërmetet, disa nga të cilët kanë qenë shkatërrues. Në vitin 2003, një tërmet në qytetin juglindor të Bamit, pat lënë 25 mijë të vdekur.