26 ditë grevë, rëndohet gjendja e ish- të përndjekurve
TIRANË- Në ditën e 26-të grevë së urisë gjendja shëndetësore e ish-të përndjekurve është rënduar së tepërmi.
Mjeku, Besnik Lamçe, i cili kujdeset nga afër për të ngujuarit, tha dje se kushtet atmosferike po rëndojnë akoma edhe më shumë gjendjen e tyre. Ndërkohë, ish- të përndjekurit bënë thirrje që të ulen tonet dhe të gjendet një zgjidhje.
Amnesty International i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të takohet me shoqatën e ish- të përndjekurve politikë dhe të vendosë dialogun për adresimin siç duhet të shqetësimeve të tyre. Amnesty International e nxit kryeministrin Berisha që të adresojë shqetësimet e tyre dhe të sigurohet që kompensimet të bëhen në mënyrën e duhur.
(e.m/BalkanWeb)