26 grabitje arrestohen dy te mitur nga Lezha
Dy të mitur që kryenin vjedhje me thyerje në kryeqytet dhe në Lezhë kanë rënë nën prangat e policisë, e cila ka dokumentuar jo pak, por plot 26 grabitje të kryera prej tyre. Operacioni i koduar “KRIK” ka përfunduar me arrestimin e dy adoleshentëve, 16-vjeçarit Juljan A. si dhe 17-vjeçarit Enkli L., qe te dy banues ne qytetin e Lezhes.
“Policia e Kryeqytetit, deri më tani ka intesifikuar punën në hetimin dhe kapjen e grupeve kriminale me tendencat e vjedhjeve me armë, vjedhjeve me dhunë si dhe shtrëngim për përfitim pasurie etj, të cilat deri më tani janë dokuemtuar rreth 70 vjedhje me thyerje e armë. Vetëm gjatë kësaj jave forca goditëse dhe zbuluese në drejtim të krimeve ndaj personit dhe ndaj pronës ka pësuar një rritje intensive, gjë e cila ka sjellë parandalim dhe reduktim të kryerjes së këtyre vepra vepenale”- tha zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini.
Vetem pak ditë me pare policia arriti te godase nje tjeter grup të fuqishëm kriminal, gjatë operacionit “Pritja e Gjatë”, ku mbeti i plagosur edhe një oficer policie. Për anëtarët e këtij grupi është dokumentuar se kryenin vjedhje me arme, kryesisht ne pikat e lojërave te fatit ne Tirane.
Jul Kasapi