E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rrëzon prokurorinë për pezullimin e Florenc Hoxhës

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Prokurorisë për pezullimin nga detyra të kreut të policisë bashkiake Florenc Hoxha. Ende nuk ka një argumentim nga ana e organit gjykues, ndërsa pritet zbardhja e vendimit për të parë nëse prokuroria do të ankimojë apo jo çështjen.

Ndërsa kreu i policisë bashkiake të kryeqytetit menjëherë pas këtij vendimi në hyrje të gjykatës ka theksuar se akuzat ndaj tij janë për të penguar punën e policisë që ai drejton.
 

Ndërsa edhe avokati i tij Plator Bylykbashi ka vënë theksin se akuzat e ngritura ndaj klientit të tij janë të pa baza.
 

Kallëzimi në prokurori ndaj Hoxhës ka qenë nga dy punonjëset e drejtorisë së tatim, të cilat kanë akuzuar kreun e policisë bashkiake se i ka goditur dhe i ka kanosur, madje ato kanë depozituar edhe një filmim amator ku sipas tyre tregohet dhuna e ushtruar nga Hoxha.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›