E Diel, 1 Nëntor 2026

Femra ne polici Zajmi Konkursete vecanta pranimi

Policet femra tani do t’i shohim në të gjitha strukturat e hetimit të krimit. Do të shohim femra me uniformën blu, jo vetëm si kontrollore ne pikat e kalimit kufitar, apo duke drejtuar trafikun ne rruge, por edhe në policinë kriminale apo në strukturat që hetojnë krimet e rënda. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nisen nje fushate mbarekombetare per shtimin e numrit te punonjesve femra ne polici.

”Ministria e Brendshme bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, synon marrjen e disa masave të përhershme, por edhe të përkohshme, të rrisin numrin e grave në rradhët e saj. Një ndër këto masa është edhe hapja e një fushate aplikimesh për pranime në shkollën bazë të policisë së shtetit sivjet, vetëm për konkurente gra dhe vajza. Heqja e disa nga pengesave të cilat na kanë rezultuar më të shpeshta deri më sot për pranimin e vajzave në polici sic janë disa masa lehtësuese për paraqitjen në një kohë të dytë, më të vonë të dëshmisë së aftësisë së dhënies së automjetit apo patentës sic njihet në gjuhën e thjeshtë apo masa që do të jenë në vijim janë pasja e dy listave fituesish, një për djemtë dhe një për vajzat . Iva zajmi,zv min brendshem”- tha zv/ministrja e Brendeshme, Iva Zajmi.

Aktualisht, pjesa me e madhe e femrave qe punojne ne polici jane te angazhuara kryesisht ne administratë. Nje pjese shume e vogel e tyre jane te angazhuar drejtperdrejt ne luften per hetimin dhe parandalimin e krimit.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›