E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, makina përplas biçikletën, vdes 30-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçareje ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit ku 30-vjeçarja Arta Dani ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një automjet.
 

Goditja ka qënë fatale për 30-vjeçaren e cila ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›