E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Do ta mbajmë Van Persien

Përkundër ftesës në turneun e Azisë, Arsene Wenger nuk ka dyshime.

Sipas tij, Arsenali do ta mbajë Robin Van Persien, sepse trajneri francez e konsideron atë si njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.

“E kemi në zemër interesin e klubit dhe është më mirë që Van Persie të mbetet me ne. Sezonin e kaluar e nisëm keq, por ai na udhëhoqi drejt pozitës së tretë. Për mua, ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë, nëse jo më i miri, kështu që dëshirojmë ta kemi këtu”, u shpreh Wenger për mediat britanike.

“Nëse ndodh të largohet, do të jetë për faktin se është dashur të ndodh. Mirëpo, Robin nuk mendon për skuadrat tjera. Është tërësisht i koncentruar në punën e tij çdo ditë. E do futbollin dhe mendon vetëm për fushën e blertë”, vazhdoi Wenger.

Përfaqësuesi holandez ka kontratë me Topçinjtë deri në qershor të vitit tjetër, por flitet se ai mund të largohet qysh tash nga Londra, me destinacion të mundshëm Manchester Unitedin, Manchester Cityn ose Juventusin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›