E Shtunë, 31 Tetor 2026

27 kandidate gare per banken e Kosoves

Njëzet e shtatë kandidatë kanë konkurruar për postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i panelit për emërimin e guvernatorit, Mejdi Bektashi. Ai tha se paneli i përzgjedhur për intervistim do të mblidhet në fund këtij muaji për të bërë kualifikimin e kandidatëve të cilët do të intervistohen në fillim të muajit marsit.

“ Lista do të jetë me radhitje me prioritet, sipas pikëve. Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedh Guvernatorin e Bankës i cili pastaj do të dekretohet nga Presidenti i Shtetit” tha Bektashi.

Banka Qendrore ka bërë të ditur edhe emrat e 27 pretendentëve për guvernator, në mesin e të cilëve janë edhe anëtarët e Bordit aktual të Bankës Qendrore si dhe personalitete të njohura nga jeta politike dhe publike.

Banka Qendrore që prej gjashtë muajsh ka mbetur pa guvernator. Ish- guvernatori Hashim Rexhepit u arrestua më 23 korrik të vitit të kaluar në vendin e tij të punës nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën dyshimin për shpërdorim të detyrës mitmarrje evasion fiskal dhe pastrim parash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›