E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina terheq konsullin e Korces. Beri thirrje antishqiptare

Qeveria greke ka tërhequr konsullin e saj në Korçë Theodhoros Ikonomi Kamarinos disa muaj para mbarimit të mandatit të tij zyrtar. Lajmi konfirmohet nga një television grek i cili bën të ditur se shkak për largimin nga detyra të konsullit është deklarata e bërë pak kohë më parë në shënimin e 20- vjetorit të Omonias në Korcë, ku Kamarinos iu bëri thirrje atyre që i quajti “helenë të Korçës që të shohin emrat e gjyshërve të tyre në varre dhe të mos kenë frikë të thonë se janë helenë”.
 
Kjo deklaratë shkaktoi reagime të ashpra si të politikë , shoqërisë civile, qytetarëve, historianëve dhe sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Kështu, zyrtarisht ambasadori grek u thirr nga ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto për të dhënë shpjegime për këtë deklaratë ku sqaroi se ky nuk ishte një qëndrim zyrtar i qeverisë greke.

Historianët nxorën nga arkivat fakte të pafund për kombësinë shqiptare të atyre që u quajtën helenë në Korçë. Ndërsa nënkryetari i KLD-së ka ndërmarrë një tur në gjykatat e jugut dhe në takimet me gjyqtarët e rretheve ka kritikuar faktin që vendimet e dhëna për ndryshim kombësie janë dhënë në një masë të madhe dhe pa një dokumentacion të saktë dhe për këtë arsye puna e gjyqëtarëve  do të jetë objekt i punës së KLD-së.

Olgera Muka  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›