Detajet e formularit A1
Duke filluar nga 20 shkurt të gjithë maturantët do të mund të tërheqin formularët A1 që ju mundëson atyre të zgjedhin lëndët për të cilat do të duan të testohen. Ndërsa për ata që kanë mbaruar në vitet e mëparshmë autoritetet e arsimit kanë publikuar një formular tjetër, A1Z. Fatmir Vejsiu bën publike për Alsat disa nga detajet e plotësimit të këtij formulari si dhe afatet e plotësimit të tij.
“Formulari A1 dhe A1Z janë të kopjueshme, nuk janë të personalizuara. Kjo bën që ai që merr një kopje, të bëjë një tentativë, të ushtrohet, të pyesë, të konsultohet me mësuesin kujdestar. Në këtë formular është dora e tre personave që mund ta plotësojnë atë. Kanë afatin deri në datën 10 mars” tha Vejsiu.
Drejtori i arsimit parauniversitar sqaron se katër provimeve ndryshe nga vitet e mëparshme, do t’i nështrohet të gjitha maturantët, edhe ata të shkollave sportive apo artistike. Pa marrë këto provime, ata nuk do të mund të futen në konkurse duke humbur kështu të drejtën e studimit.
“Diploma ka katër elementë, 4 provime, dy provime me detyrim që është letërsia dhe matematika dhe dy me zgjedhje që zgjidhen nga kjo menu. Në ato 17 lëndë mund të zgjedhë dy të tilla” tha Vejsiu.
Formulari A1 është hallka e parë e maturës shtetetorë, ndërkohë që në muajt në vazhdim pritet të publikohet formulari A2 për degët në të cilat do të studiojë kandidati.
Edlira Sulejmani