E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e PS-së, ja dy kandidatët për Tiranën

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PS-së Edi Rama nënvizoi rëndësinë për të përmbyllur sa më parë dhe me sukses reformën zgjedhore, duke përmbushur më së pari rekomandimet e OSBBE/ODIHR dhe të gjitha shqetësimet e nxjerra në pah gjatë procesit të fundit zgjedhor.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore Damian Gjiknuri, njëherazi dhe bashkë Kryetar I Komisionit për Reformën Zgjedhore, informoi Kryesinë e PS mbi ecurinë e deritanishme të punës së këtij Komisioni, duke shfaqur shqetësimin për ritmin e ngadaltë  dhe vonesat në vendimmarrjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, çka rrezikon mos përfundimin në kohë të vetë reformës.

Kryesia e PS gjykon se zvarritja e qëllimshme e reformës zgjedhore, për shkak të mungesës së vullnetit politik nga ana e mazhorancës, rrezikon vetë procesin e ardhshëm zgjedhor dhe shënon një moment kritik në përmbushjen me sukses të reformës. Në të njëjtën kohë, PS dhe përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore, do të vazhdojnë të punojnë me seriozitet dhe përkushtim për të përmbushur detyrimet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë Namik Dokle, shprehu shqetësimin se edhe ecuria e reformës parlamentare nuk po përmbush afatet kohore të vendosura më parë. Rivendosja e votimit të fshehtë është cilësuar si një element tejet I rëndësishëm në funksionimin demokratik të Parlamentit, element I cili fatkeqësisht ende nuk është pranuar nga mazhoranca, pavarësisht se propozimi I Partisë Socialiste përputhet plotësisht me procedurat e funksionimit të Parlamentit Evropian. Sekretari Organizativ Blendi Klosi, informoi Kryesinë mbi situatën zgjedhore brenda strukturave të Partisë Socialiste duke u përqendruar në 117 njësitë vendore ku ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet e brendshme.

Klosi i propozoi Kryesisë së Partisë Socialiste zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e partisë në Tiranë në datën 3 Mars ku do të kandidojë Ilir Zela dhe Sajmir Tahiri, ndërkohë që propozoi mbylljen e të gjithë procesit zgjedhor në PS brenda datës 15 Mars. Këto propozime u miratuan nga Kryesia e Partisë Socialiste. Ndërkohë, Kryesia caktoi një grup pune që do të koordinohet nga deputetja Olta Xhacka dhe drejtohet nga anëtarja e Kryesisë Eglantina Gjermenji për të konceptuar një projekt që do i serviret Kryesisë në mbledhjen pasardhëse, mbi organizmin e forumit të gruas.

Kryetari i Partisë Socialiste, propozoi gjithashtu ngritjen e një grupi pune për hartimin e strategjisë së komunikimit me publikun, duke patur parasysh afrimin e fushatës së ardhshme zgjedhore, propozim që gjithashtu u miratua nga Kryesia e PS. /Start/

                                                                                             2012-02-22 09:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›