Meksikë, 17 vrasje brenda natës
Vrasjet shokojnë Meksikën. Vetëm natën e kaluar janë gjetur 17 trupa të pajetë në qytetin Huarez. Sipas policisë trupat janë gjetur të ndarë në pjesë, çka tregon se prokuroria ka të bëjë me krim të organizuar. Vetëm në javët e fundit në vend janë shtuar 3000 trupa ushtarake. Që nga 1 gushti janë shënuar 32 vrasje, në një kohë që në harkun e një viti 1166 të tilla.