270 mijë euro për zgjedhjet e Kaçanikut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka aprovuar 270 mijë euro për shpenzimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të parin e komunës se Kaçanikut, që do të mbahen më 17 qershor.
Në mbledhjen e KQZ-së është përcaktuar që me 26 maj të bëhet tërheqja e shortit për kandidatët që do të garojnë, ndërsa fushata do të zgjatë pesë ditë.
Ndërsa, partitë ende nuk kanë dalë me emrat zyrtarë për kandidatët me të cilët do të garojnë.
Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kaçanik mbahen pas dënimit me burgim të kryetarit Xhabir Zharku.