E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA tregon shpërblimet për Euro 2012

UEFA ka njoftuar për shpërblimet financiare për shtetet pjesëmarrëse në Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë. Fondi i përgjithshëm i garës do të jetë gati 200 milionë euro, para të cilat do të ndahen varësisht rezultateve dhe plasmanit të skuadrave.

Secila përfaqësuese vetëm me kualifikim në Evropian ka përfituar nga 8 milionë euro. Çdo fitore në Evropian shpërblehet me një milion euro shtesë, kurse barazimi me 500 mijë euro.

Kualifikimi në çerekfinale do t’i sjellë secilës skuadër nga dy milionë euro (ekipi i tretë në fazën e grupeve do të fitojë një milion, kurse i katërti asgjë).

Gjysmëfinalistët do të shpërblehen me nga 3 milionë euro, humbja në finale me 4.5 milionë euro, kurse triumfi me 7.5 milionë euro. Andaj kampioni me bilanc maksimal në fazën e grupeve mund të përfitojë 23.5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›