E Diel, 1 Nëntor 2026

28-Nëntor, çelet ekspozita me librat vetjakë të Fishtës

TIRANË- Në ditën e Flamurit, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në një aktivitet të posaçëm kulturor, kushtuar rilindësit të shquar, poetit të kombit, Gjergj Fishta.

Në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, u çel ekspozita e librave të bibliotekës vetjake të Gjergj Fishtës, titulluar “Fishta mes dy bibliotekave".

Dhjetëra tituj, botime afro 100 vjeçare, në fushën e albanologjisë, historisë, gjuhësisë së kombit shqiptar, vijnë si një kolanë e rrallë e bibliografisë së rilindësit të madh, duke pasuruar kështu, edhe më tej titujt e letërsisë dhe publicistikës elitare.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›