E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 35-vjeçari me armë dhe makinë të vjedhur

Në pranga ra shtetasi Fero Dervishaj, banues në lagjen “Isa Boletini” Vlorë. Policia i sekuestroi një automjet tip BMW 535, ku është gjetur edhe një armë zjarri tip pistoletë  “Beretë” me krehër e me 15 copë fishekë të cilën, drejtuesi i automjetit, e mbante pa leje.

Gjithashtu nga verifikimet e kryera ka rezultuar se automjeti tip BMW 535 me të cilën udhëtonte shtetasi i mësipërm është i vjedhur jashtë shtetit (Itali)  më datë 06.08.2007. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i automjetit dhe i armës së zjarrit.

Menjëherë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Fero Dervishaj. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”. /Start/

                                                                                             2011-11-28 12:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›