E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos nisni një dietë kur...

Jo të gjitha momentet janë të përshtatshme për të filluar një dietë. Sipas ekspertëve, në momente të caktuara dieta mund ta shkaktojë efekte të kundërta dhe të padëshiruara. Ekspertët thonë se 6 rastet kur nuk duhet të mbani dietë janë këto:
Sapo je ndarë nga një lidhje
Trupi është i dobët, njësoj si pas një gripi të keq. Prandaj nuk do ishte shumë e mirë për ju dhe organizmin tuaj që, menjëherë pas një krize mërzie apo depresioni, të mbani dietë.
Prisni ciklin menstrual
Në këtë periudhë trupi ka nevojë për hekur, vitamina dhe kripëra minerale, por këto elementë mund të ndodhen edhe në ato ushqime të cilat janë armike të linjave, siç janë p.sh., ëmbëlsirat, çokollatat, djathërat etj.
Je ftuar për drekë
Apo po pret ditën e një feste, në këtë rast, mbaje dietën një herë tjetër, në një moment më të përshtatshëm. Sepse, edhe pa vetëdije bëhen shumë shkelje 'të vogla' që rrezikojnë të zbehin rezultatet e arritura.
Koha është e keqe
Kur prishet koha, trupi sekreton më shumë Acht, një harmon që rrit ankthin dhe zvogëlon prodhimin e endorfinave.
Duhet të bësh një test ose provim
Kur je shumë e ngarkuar, trupi vë në lëvizje adrenalinën, hormon që nevojitet për të nxjerrë jashtë të gjitha energjitë që kemi, dhe sjell dëshirën për të ngrënë, mbi të gjitha ëmbëlsira.
Po nisesh me pushime
Pushimet dhurojnë disa ditë të qeta, prandaj do e keni shumë të lehtë të tundoheni nga ushqimet e ndryshme.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›