E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, Shqiponjë e Flamur gjigant në Tiranë

TIRANE- Sot më 28-Nëntor, në 99-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës krahas shumë aktiviteteve befason me vendosjen e një Shqiponje dhe Flamuri gjigant.

Të gjithë qytetarët do kenë kënaqësinë të shikojnë sot, dy simbolet tona kombëtare, më të mëdha se kurrë. Bëhet fjalë për një shqiponjë gjigante, e cila është vendosur tek Zogu i Zi dhe një flamur 7 me 9 metra, i vendosur në një shtyllë 32 metra e lartë, i cili valëvitet tek Pallati i Kulturës.

Shqiponja gjatë natës ndriçohet me ngjyrë të kuqe.

Mësohet se në Tiranë kanë ardhur edhe shumë qytetarë nga Kosova, të cilët i janë bashkuar qytetarëve të Tiranës në festimet e sotme. Bashkia e Tiranës ka organizuar rreth 10 aktivitete në këtë ditë të shënuar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›