E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 Nëntori, Rama: Ditë me diell e atmosferë festive. Gëzuar të gjithëve!

TIRANE - “Urimin e parë të kësaj dite të festës së flamurit ia bëmë Presidentes së Kosovës. Ditë me diell e atmosferë festive. Gëzuar të gjithëve!”
Ky ka qenë urimi shkurt i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama për 28 Nëntorin, në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Tëitter.

Rama feston ditën e Pavarësisë mes shqiptarëve të Kosovës. Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Kosovë, Rama ka takuar kryeministrin Hashim Thaçi, intelektualë të Prishtinës, ndërsa sot është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Kryetari i Partisë Socialiste vlerësoi rolin institucional por edhe inkurajues që presidentja e Kosovës ka luajtur që nga fillimi i mandatit të saj. Ai tha se Kosova dhe Shqipëria po avancojnë në proceset integruese europiane. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›