E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto pret 40 Konsuj Nderi te Shqiperise

Zv. kryeministri njëherësh, ministër i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka zhvilluar sot një takim me 40 Konsujt e Nderit të Shqipërisë. Ministri Haxhinasto ka vlerësuar kontributin e tyre dhe nga ana tjetër ka kërkuar që ata të promovojnë potencialet ekonomike që ka Shqipëria.

Ministri Haxhinasto tha se ne duhet t'i tregojmë botës progresin e Shqipërisë. “Duhet të promovojmë potencialet ekonomike.
Ekonomia shqiptare ka rritje pozitive. Klima e biznesit në Shqipëri është miqësore”, tha Haxhinasto. Duke ju drejtuar Konsujve të Nderit,
Haxhinasto tha se Ju jeni një ndihmë e madhe për ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›