E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Pavaresia akti me madhor kombetar

Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha kanë kryer sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Atdheut, me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë.

Me radhë, Topalli, Berisha dhe Basha kanë vendosur kurora me lule në memorialin ”Nënë Shqipëri”. Zyrtarë të lartë të vendit kanë nderuar këtë ditë me kurora lulesh. Pas vendosjes së kurorave në varrezat “Dëshmorët e Kombit” banda e ushtrisë ka luajtur himnin shqiptar.

Kryeministri Berisha ka deklaruar se 28 Nëntori, është ditë e nderimit më të madh.

“Kjo ditë është e nderimit për ata që derdhën gjakun. Pavarësia, rezultat i luftërave mbinjerëzore. Ne sot nderojmë me respekt themeluesit. Pavarësia, është akti më madhor kombëtar”, deklaroi kryeministri.

Kryeministri theksoi se kombi përulet me nderim para Adem Jasharit. Berisha tha se dita e Pavarësisë, është ditë frymëzimi.
“Kjo ditë, fillimi i 100 vjetorit të Pavarësisë. Nderim për ata që luftuan për Pavarësinë”, tha kreu i qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›