Ngrica 4 te kerkuar per droge
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 75 kilogramë hashash dhe ka shpallur në kërkim 4 persona nga Lazarati që transportonin drogën. Aksioni i policisë, i koduar me emrin “Ngrica” është zhvilluar pasi agjentët e anti-drogës, kanë marrë informacionin se një sasi droge do të dërgohej nga fshati Lazarat, drejt kufirit me Greqinë.
Në kodrën përballë fshatit Dervicjan, në të dalë të fshatit Lazarat efektivët e policisë kanë arritur të bien në gjurmët e katër personave që transportonin drogën. Tre prej tyre mbanin nga një çantë shpine dhe njëri ishte disa metra përpara për të kontrolluar rrugën.
Pasi kanë lëvizur rreth 300 metra poshtë fshatit Lazarat, shtetasi që ishte pararojë ka pikasur shërbimet e policisë të lëvizshme që ishin duke patrulluar në aksin rrugor Gjirokastër-Muzinë dhe ka njoftuar edhe tre personat e tjerë.
Të katër personat janë kthyer në drejtim të fshatit Lazarat, ndërsa kanë braktisur çantat me lëndë narkotike dhe janë larguar me shpejtësi duke u fshehur në brendësi të fshatit Lazarat. Në vendngjarje u kapën tre çanta shpine të mbushura me pako të mbështjella me letër natriban. Në çantën e parë u konstatuan 24 pako, në çantën e dytë 12 pako dhe në çantën e tretë 24 pako me hashash, të cilat arrinin në 75 kilogramë.