E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 Nëntori,Berisha: Sot është dita e lindjes së kombit shqiptar

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha kanë kryer sot homazhe në varrezat "Dëshmorët e Kombit" me rastin e 99-vjetorit të Ditës së Pavarësisë ndërsa kanë vendosur edhe kurora me lule në memorialin "Nënë Shqipëri".


"Sot është dita e lindjes së kombit të lashtë shqiptar. Sot është është dita e nderimit më të madh, mirënjohjes më të madhe ndaj atyre grave dhe burrave shqiptarë që me jetën e tyre, me gjakun e tyre, me rininë e tyre vaditën rrënjët e lirisë që ne gëzojmë sot. Pavarëisa e Shqipërisë është akti më madhor në historinë tonë kombëtare, akt që bëri të mundur që Shqipëria sot të jetë e lirë. Pavarësia e Shqipërisë ishte rezutat i luftrave mbinjerëzore të Shqipërisë për liri dhe dinjitet, i kryengritjeve të mëdha në Kosovë, kryengritje që tronditën mbarë Europën, bënë të pashmangshëm pavarësinë e Shqipërisë” ka theksuar Berisha.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha ka theksuar se sot një nderim dhe respekt i veçantë i bëhet themeluesit të pavarësisë së Shqipërisë, plakut të urtë Ismail Qemalin dhe udhëheqësve të kryengritjeve si Asan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini të cilët u prin luftrave të Shqipërisë për pavarësi ndërsa shtoi se një nderim I madh shkon edhe për ata burra, gra dhe vajza që në fund të shekullit që shkoi e bënë Kosovën e pavarur.

“Kombi përulet me nderim të madh përpara Adem Jasharit, përpara atyre që vendosën shpirtin e tyre në themel të Kosovës së pavarur. Kjo është një ditë frymëzimi pasi ne projektojmë të ardhmen, zotohemi për të ardhmen. Kjo ditë është shënon fillimin e vitit që vjen në 100 vjetorin e paravësisë së Shqipërisë, vitit më të madh që do të kemi për të festuar. Ky vit do të jetë një nga festivet në historinë tonë kombëtare” ka shtuar më tej Berisha.

Më tej kryeministri Berisha theksoi se sot nderohet edhe një ditë tjetër e rëndësishme siç është edhe çlirimi i Shqipërisë.
“Çlirimi i Shqipërisë është një ditë që do të shndërrijë në historinë tonë kombëtare. Lufta jonë nacionalçlirimtare përbën periudhën më të ndritur. Nderim për të gjithë ata të cilët rrokën armët dhe e renditën Shqipërinë në anën e drejtë të historisë së njerëzimit. Nder të madh për të gjithë ata që luftuan dhe ranë për pavarësinë e Shqipërisë” ka përfunduar Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›