E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkojnë azil në SHBA, tentojnë të futen në Ambasadën Amerikane

 Një familje nga Mirdita ka tentuar të futet në ambientet e Ambasadës Amerikane gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Familja Kola me 4 anëtarë ka kërkuar azil në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, duke tentuar të futet brenda ambienteve të saj.

Sipas kryefamiljarit Zef Kola, familja e tij ka probleme në qytetin ku jeton dhe ka parë si shpëtim azilin në ambasadën e SHBA-së.

Familja Kola është dërguar në komisariatin nr 1 të kryeqytetit, ku po merren në pyetje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›