28 nentori AK skuq Prishtinen Bac do ta kryejme kuq e zi
Mijera aktiviste te Aleances Kuq e Zi jane derdhur rrugeve te Prishtines me rastin e 99-vjetorit te pavaresise se Shqiperise.
Aktiviste te aleances kane mbuluar me flamurin gjigand kuq e zi New Born memorialin simbolik te pavaresise se Kosoves. Flamuri kuq e zi i cili sot ka mberritur ne Kosove ka udhetuar nga Sheshi i Flamurit ne Vlore ne shenje simbolike si ure lidhese mes shqiptareve te dy trojeve tona. Gjate manifestimeve ne rruget e Prishtines aktiviste te aleances kane leshuar parulla te tilla si Kosova ka lindur me Shqiperine. Kosove-Shqiperi. vellezer jemi nje. Dje eshte peruruar edhe slogani me i ri i Aleances Kuq e Zi Bac do ta kryejme kuq e zi nderkohe qe kane theksuar se endrra e Adem Jasharit do vazhdoje. Kreu i kesaj aleance Kreshnik Spahiu gjate fjales se tij mes mijera shqiptareve duke uruar festes Prishtines dhe Shqiperise nga miliona kuq e zinj ka deklaruar se Nuk ka lab apo kosovar por vetem shqiptar. Vlora memedheu Prishtina Atdheu. Kreshnik Spahiu ka vizituar monumentin njekohesisht vendin ku prehet komandanti legjendar Adem Jashari. Spahiu u shoqerua nga nje grup i aktivisteve te Aleances Kuq e Zi nga Shqiperia dhe Kosova te cilet kane kryer te gjitha ritet e nderimit per figuren historike te luftes se Ushtrise lirimate te Kosoves. Gjate momentit te vendosjes se kurores tek memoriali i Adem Jasharit Kreshnik Spahiu u shpreh Bac kena edhe dicka me kry - Bac kena me e kry KUQEZI. Gjithashtu Kreshnk Spahiu me aktivistet e Aleances Kuq e Zi jane pritur nga familjare te komandantit legjendar Adem Jashari me te cilet Z.Spahiu zhvilloi nje bisede e ngrohte.