Festa 99-vjetori i Pavaresise Tirana gdhihet ne feste
Nga mengjesi ne darke dje kryeqyteti ka qene ne feste. Aktivitetet kryesisht jane organizuar nga Bashkia e Tiranes.
Kryetari i bashkise Lulzim Basha i shoqeruar nga bashkeshortja Aurela dhe vajza e tij Dafina ka qene dje i pranishem ne te gjitha aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranes ne perkujtim te 99-vjetorit te Pavaresise Kombetare. Fillimisht ata u ndalen ne panairin Blej Shqip ku i pranishem ishte edhe Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha dhe bashkeshortja e tij Liri Berisha.
Mes qytetareve te shumte ata pane nga afer ekspozimin e produkteve shqiptare si dhe produkteve te tjera tradicionale. Kreu i bashkise se bashku me familjen e tij u zhvendosen ne bulevard dhe ne parkun Rinia ku ndoqen me qindra vogelushe premieren Thesaret e Cirkut shfaqjen per femije Macoku me izme ndersa vizituan edhe ekspozimin e pikturave me teme Shqiperia ime. Kryebashkiaku vizitoi edhe stenden e fotografise ku beri foto me protagonistet e pavaresise te interpretuar nga aktoret e Teatrit te Metropolit. Basha u pershendet me qindra qytetare qe festonin ne Bulevard duke ndare me ta urimet per 99-vjetorin e Pavaresise Kombetare.
Kreu i bashkise beri homazhe prane bustit te komandantit legjendar te Ushtrise lirimtare te Kosoves Adem Jasharit ne Tirane. I shoqeruar nga i ngarkuari me pune i Kosoves ne vendin tone Basha vendosi kurore me lule prane bustit te komandantit legjendar te luftes clirimtare te Kosoves. Kryebashkiaku vleresoi kontributin e Adem Jasharit per lirine dhe te drejtat e shqiptareve ndersa tha se vitin tjeter ne te njejtin vend ku sot ndodhet busti i tij ne Tirane do te vendoset nje permendore e tij e realizuar nga skulptori i njohur Muntaz Dhrami.
Shpresoj qe qytetaret e Tiranes dhe gjithe shqiptaret qe sot kane zgjedhur Tiranen per 28 Nentorin festen tone kombetare te gjejne ne qytet ate qe kerkojne. Nese kane femije te vegjel shpresoj te jene kenaqur me shfaqjet e ndryshme te cirkut apo te teatrit ata qe kane interes per historine sot kane pasur mundesine te fotografohen bashke me personazhet kryesore te Aktit te Pavaresise te performuar nga artistet e Teatrit Metropol dhe Teatrit Kombetar tha Basha.