E Diel, 1 Nëntor 2026

28 qershori/ Berisha, fushatë në Fier e Kavajë

Kryeministri Sali Berisha, u takua me qytetarë të Fierit, ku theksoi se në katër vite, mazhoranca ka përmbushur premtimet e saj. Berisha premtoi se në katër vitet e ardhshme pensionet e fermerëve të Lushnjës, Fierit, Myzeqesë e mbarë Shqipërisë do të barazohen me pensionet e qytetit dhe se rrogat e pensionet do të jenë më të mëdha se të gjashtë vendeve anëtare të BE-së. Ai gjithashtu premtoi lëvizjen pa viza në BE të shqiptarëve, brenda vitit të parë të mandatit të dytë dhe subvencionimin e fermerëve të zonës. Berisha ripërsëriti zotimin e tij për punësimin e 160 mijë shqiptarëve.
Kreu i mazhorancës qeverisëse, Sali Berisha ka zhvilluar një takim entuziast me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës. Berisha ka festuar me të rinjtë e këtij qyteti, fitoren e madhe të 28 qershorit, siç e cilësoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›