Zgjedhjet, KQZ shpërndan nesër fletët e votimit

KQZ pritet të nisë nesër të shpërndajë fletët e votimit për komisionet e zonave të administrimit zgjedhor (KZAZ).
Sipas kodit zgjedhor nesër do të nisë dërgimi pranë selive të KZAZ-ve të fletëve të votimit, në përputhje me numrin e zgjedhësve. Më pas janë KZAZ-të që përcjellin materialin zgjedhor drejt qendrave të votimit, jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit. Në rang vendi numurohen gjithsej 4751 qendra votimi me gjithsej 3.084.067 zgjedhës. Sipas përllogaritjeve të përcaktuara në kodin zgjedhor sasia e fletëve të votimit e prodhuar është 2% mbi numrin e zgjedhësve, që në total përllogaritet me rreth 3.145.748 fletë votimi.