MB: Mbi 256 mijë shtetas, pa kartë e pasaportë

Ministria e Brendshme ka dorëzuar listat e zgjedhësve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas të dhënave përfundimtare, kanë aplikuar për letërnjoftimet 1446.000 persona. Sipas MB-së, 256.794 persona nuk kanë aplikuar për karta identiteti, çka do të thotë se këta shtetas nuk kanë të drejtë të votojnë, pasi nuk zotërojnë as pasaportë. Kjo listë i është dorëzuar, përveç KQZ-së, edhe partive politike.