E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 qershori, nis heshtja zgjedhore

Sot është heshtje zgjedhore pasi është mbyllur fushata elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Mesnata e mbrëmshme ka shënuar edhe nisjen e heshtjes zgjedhore e cila duhet të respektohet nga të gjithë partitë politike, por edhe nga media. Neni 77 I kodit zgjedhor parashikon që fushata zgjedhore mbyllet 24 orë përpara datës së zgjedhjeve dhe heshtja përfundon në momentin e mbylljes së procesit të votimit. Në ditën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti politik qoftë nga partitë politike, qoftë nga media apo organizata të tjera në funksion të këtij procesi. Zgjedhjet e këtij viti zhvillohen me sistem proporcional rajonal dhe prej tyre dalin 140 deputetë nga lista shumë emërore. Të rregjistruar si subjekte elektorale që marrin pjesë në zgjedhje deri në këto momente janë 34 forca politike. Parti këto, të cilat për shkak të sisitemit zgjedhore, janë të detyruara të grupohen në koalicione. Në këtë mënyrë këto subjekte zgjedhore janë organizuar në katër kaolciione kryesore. Të cilat janë "Aleanca për Ndryshim", e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, "Bashkimi për Ndryshim", drejtuar nga Partia Socialiste e Edi Ramës, "Aleanca Socailiste për Integrim", drejtuar nga LSI dhe Iilir Meta, dhe "Poli i Lirisë", drejtuar nga Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Dashamir Shehi. Zgjedhjet do të vëzhgohen nga një numër i madh vëzhguesish ndërkombëtare si OSBE dhe ODHIR. Ministria e Brendshme, ka deklaruar se ka marrë të gjithë masat për ruajtejen e rendit dhe të sigurisë dhe për riorganizimin e zgjedhjeve me standarde ndërkombëtare. Procesi i votimit nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00 të mbasditës. Në këto zgjedhje kanë të drejtë të votojnë 3.1 milionë zgjedhës. Në të gjithë vendin do të ngrihen 4800 qëndra votimi ndërsa votat do të numërohen në 66 qendra numrit të votive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›