E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 shoqata grash Ristani ti kerkoje falje publike znj.Subashi

Z. Ristani
Kjo leter shpresh shqetesimin tone te thelle si aktiviste per te drejtat e njeriut dhe per te drejtat e grave lidhur me menyren joprofesionale dhe diskriminuese me te cilen ju trajtuat publikisht nje grua nje kolege tuajen me pervoje dhe nje qytetare te nderuar si zonja Deshira Subashi Nen-kryetare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve KQZ.

Mbledhjet e KQZ-se qe ju drejtoni zhvillohen perpara syve te te gjithe Shqiperise. Ju ndjekin burra dhe gra djem dhe vajza te rinj dhe te moshuar madje dhe femije te cilet presin te shohin tek ju dhe tek institucioni qe ju drejtoni profesionalizmin dinjitetin dhe miresjelljen qe duhet te karakterizojne nje institucion publik i cili financohet nga taksat e qytetareve dhe eshte nen mbikqyrjen e institucioneve te larta vendim-marrese te zgjedhura nga qytetaret.


Fjalori me te cilin ju drejtuat znj. Subashi ne mbledhjen e KQZ-se se dates 18 maj 2011 si dhe qendrimet tuaja ndaj saj nuk perputhen me keto standarte baze per nje institucion publik dhe reflektojne diskriminim ndaj grave dhe kolegeve qe jane drejt pensionit. Qendrime te tilla jane te papranueshme per nje zyrtar te larte publik si dhe nxisin nje mendesi te keqtrajtimit te grave e te mungeses se respektit per rolin vendin dhe kontributin e tyre ne shoqeri.


Per me teper keto qendrime shenojne shkelje te ligjit nr.10221 date. 04.02.2010 Per mbrojtjen nga diskriminimi i cili percakton dhe ndalon diskriminimin mbi baza gjinore dhe moshore si dhe te ligjit nr.9970 date.24.07.2008 Per barazine gjinore ne shoqeri.


Shpresojme se ju do te vleresoni shqetesimin tone si dhe kerkesen tone per trajtim te barabarte dhe jodiskriminues te grave dhe te njerezve ne fund te karrieres se tyre profesionale. Ju ftojme te ngriheni ne lartesine e dinjtetit te zyrtarit publik te cilen ua kerkon detyra duke i kerkuar falje publike znj. Subashi per trajtimin tuaj diskriminues ndaj saj si dhe duke ju permbajtur tash e tutje ligjeve te shtetit shqiptar qe cituam me siper si dhe kodeve baze te etikes qytetare. Pervec te tjerave ky veprim do te ishte ne nderin tuaj si njeri qytetar burre i nje gruaje djale i nje nene dhe koleg i shume grave e vajzave.

Pershendetje
Mirela Arqimandriti Qendra e Aleances Gjinore per Zhvillim
Iris Luarasi Qendra e Keshillimit per Gra dhe Vajza
Vjollca Mecaj Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Prof.Dr Aurela Anastasi Qendra per Nisma Ligjore Qytetare
Juliana Hoxha Partners Albania
Diana uli Forumi i Pavarur i Grave
Delina Fico aktiviste per te drejtat e grave
Valdet Sala eksperte per shoqerine civile
Monika Kocaqi Shoqata Refleksione
Ani Ruci Shoqata Refleksione
Kozara Kati Qendra Shqiptare e te Drejtave te Njeriut
Milva Ekonomi Instituti Axhenda
Lumturi Xhani Shoqata Jona Sarande
Elona Gjebrea Shoqata per Popullsine dhe Zhvillimin
Eda Haxhiymeri Streheza per Gra dhe Vajza
Sevim Arbana Shoqata Ne dobi te gruas shqiptare
Arlinda Dudaj botuese
Bajana Ceveli Shoqata e Grave me Probleme Sociale Durres
Majlinda Angoni shoqata Gruaja te Gruaja Shkoder
Majlinda Hoxha shoqata Agritra Vizion Peshkopi
Shpresa Banja Forumi i Pavarur i Gruas Elbasan
Marjana Meshi shoqata Te ndryshem por te barabarte
Brikena Puka Qendra Vatra Vlore
Etleva Bisha eksperte e pavarur
Argita Totozani ekonomiste
Teuta Dedej perkthyese
Mirela Dibra mjeke

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›