E Diel, 1 Nëntor 2026

28 tetori ka shenuar 50-vjetorin e krijimit te Akademise se Detarise

28 tetori ka shënuar 50-vjetorin e krijimit të Akademisë së Detarisë.

Me rastin e kësaj dite, paraditen e sotme është zhvilluar ceremonia në Akademinë e Marinës.

Të ftuar në këtë ceremoni kanë qenë personalitete të autoritetit më të lartë të marinës si komandanti i forcës detare, përfaqësues të veteranëve, oficerë dhe personalitete vendore të qytetit të Vlorës.

Në fjalën e tij, Kudret Çela, komandanti i forcës detare falënderoi pjesëmarrësit si dhe tregoi një pjesë të historikut të krijimit të flotës detare.

Ceremonia ka vazhduar më tej me shpërndarjen e dekoratave për Izet Velçanin, Antigoni Bej, Qemal Hysaj, Seit Hyska, Elmaz Danaj, efektivë këta të akademisë së marinës.

Si përfundim, një koktej ka qenë i rezervuar për të pranishmit ku u nda edhe torta e 50-vjetorit të krijimit të akademisë detare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›