Malaj Partite politike te jene institucionale te reduktohet pushteti absolut
Deputeti, Anëtar i Kryesisë së PS-së, Arben Malaj, gjatë një bisede në studion e ABC News ka theksuar se modernizimi i partive politike shqiptare përbën prioritet. Malaj deklaroi se politika duhet të punojë për interesin kombëtar i cili është integrimi i vendit në BE.
Malaj kërkoi reduktim të pushtetit absolut në partitë politike. Duke iu referuar reformës zgjedhore Malaj tha se sistemi elektoral i mbyllur është i dëmshëm. Malaj tha se duhet të ndalet shit-blerja e votave. Ai tha se në partinë ku bën pjesë, mënyra e qeverisjes e ka dëmtuar PS-në. Duke iu referuar situatën në PS, ai tha se nuk e sheh me optimizëm asamblenë e ardhshme të PS-së.
“Karriera me “telekomandë” s’i shërben askujt”, tha Malaj. Më tej vijoi se bashkëpunimi i PS me aleatët, është jo ai duhuri dhe se politika duhet të punojë për interesin kombëtar.
Ndërsa si financier dhe ish-ministër i Finacave ai u shpreh se ngërçi politik ndikon në ekonominë e vendit.