Under-21 Shqiperia e vogel fiton 2-1 perballe Luksemburgut
Perfaqesuesja Under-21 e drejtuar nga trajneri Artan Bushati ka fituar 2-1 miqesoren e zhvilluar me bashkemoshataret e tyre te Luksemburgut. Perballja e zhvilluar ne stadiumin Niko Dovana te Durresit u zhvillua si nje test per te ardhmen pasi kuqezinjte e vegjel i kishin mbyllur sfidat ne Grupin 10 eliminator te Europianit U-21. Autoret e golave per Shpresat e Shqiperise u shenuan nga sulmuesi Cikalleshi ne minuten e 41-te dhe mbrojtesi Hoxha ne te 46-ten nderkohe qe kur kronometri tregonte 44 minuta loje Pedro kishte barazuar perkohesisht shifrat per miqte. Te shtunen qe kaloi 21-vjecaret humben me rezultatin 3-2 ne fushen e Azerbajxhanit. Ata e mbyllen aventuren e tyre ne vendin e katert ne grup te parafundit me kater pike te grumbulluara ne 8 takime. Vendin e pare e fitoi Skocia me 17 pike ndersa pas tyre u rendit Bjellorusia ne kuote te njejte pikesh por me golavarazh me te dobet.