Morsi nis punën për formimin e qeverisë

Morsi u zhvendos në zyrat e pallatit presidencial, të cilat u mbajtën nga presidenti i rrëzuar Hosni Mubarak, deri në zhvillimin e kryengritjes popullore që përmbysi udhëheqësin autokratik vitin e kaluar.
Morsi u takua gjithashtu me udhëheqësin ushtarak të Egjiptit Tantawi Marshall Husein, i cili sipas televizionit shtetëror citohet të ketë premtuar mbështetje për “ presidentit e zgjedhur legjitim"të vendit.
Kryeministri që po largohet, Kamal al Ganzouri paraqiti dorëheqjen e tij të hënën, por ai do të vazhdojë të jetë në detyrë, derisa të krijohet dhe të marrë detyrën qeveria e re.
Në anën tjetër, një zyrtar i aeroportit të Kajros ka thënë se kryeministri i fundit i Hosni Mubarakut, që u mund nga kandidati islamik në zgjedhjet presidenciale, Mohamed Morsi, ka ikur nga vendi për të shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
AP citon zyrtarin të ketë thënë se Ahmed Shafik ka ikur nga Egjipti në agimin e së martës, disa orë pasi që prokurori i përgjithshëm i vendit nisi një hetim mbi pretendimet se ai kishte shpenzuar paratë publike, gjatë kohës sa ka qenë ministër i aviacionit civil nën Mubarakun.
Zyrtari tha se Shafiku shoqërohej nga tri vajzat e tij dhe nipat. Zyrtari ka folur në kushte anonimiteti.