29 të vdekur nga gripi në Amerikë

Nga epidemia e gripit, e cila e goditi SHBA-në, nga fillimi i dimrit e deri tani kanë vdekur 29 fëmijë.
Drejtori i Qendrës për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve, mjeku Tomas Friden deklaroi se virusi H3N2, i cili e goditi SHBA-në, është mbi të priturën dhe është paraqitur herët, ndërsa është shumë i rrezikshëm për fëmijët dhe personat më të moshuar.
Ai theksoi se gjatë javës së kaluar është rritur numri i personave mbi 65 vjet, të cilët janë ankuar nga gripi.
Vitin e kaluar në SHBA kanë vdekur 34 fëmijë nga gripi dhe ekziston mundësia që këtë vit ky numër të jetë dukshëm më i madh.
Në mbarë vendin janë ndarë 129 milionë vaksina kundër epidemisë së gripit./Indeksonline/