Irlanda si shembull

Para Parlamentit Evropian në Strasburg, kryeministri irlandez Enda Kenny sqaroi pikërëndesat e presidencës irlandeze të radhës të sapofilluar të BE. Vendin e tij ai e rekomandon si shembull për reforma.
Enda Kenny duket se është i preferuari i Parlamentit Evropian, jo ai personalisht, por si përfaqësues i vendit të tij. Sepse politika irlandeze e konsolidimit së bashku me programin e ndihmave të BE dhe të FMN konsiderohen si model: Irlanda pengoi me to falimentimin shtetëror. Ky falimentim kërcënonte para së gjithash, sepse shteti irlandez u desh të shpëtonte bankat e zhytura krejtësisht në borxhe, duke e futur veten në rrezik.
Kenny tha para Parlamentit Evropian në Strasburg me krenari të mërkurën (16.01.12) se vendi i tij i ka plotësuar "të gjitha detyrimet përballë BE dhe FMN". Ekonomia irlandeze vazhdon rritjen, eksportet kanë arritur nivele të reja rekord, shpenzimet shtetërore janë nën kontroll. Dhe pas kësaj deklarata përfundimtare: "Ne jemi të vendosur që të dalim nga programi i ndihmave para fundit të këtij viti."./Indeksonline/