E Diel, 1 Nëntor 2026

3-0, policia shqiptae shpartallon atë franceze

/* */

Është e pabesuehme, por e vërtetë. Shqipëria mund 3-0 Francën dhe fiton Kupën e Miqësisë. Në fakt, bëhet fjalë për një miqësore midis policisë shqiptare dhe asaj të qytetit të Nisës, në Francë. Një ndeshje e zhviluar në një atmosferë entuziaste në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku pati dhe nota spektakli, duke u nisur edhe nga formacionet që ishin në fushë.

Formacioni shqiptar, i përbërë ne lojtarë përfaqësues të Policisë së Tiranës, RENEA-s dhe Akademisë së Policisë, i drejtuar nga trajneri Skënder Doda, fitoi 3-0 ndaj rivalëve të tyre francezë. Në pjesën e parë u shënuan dy gola me autor Memian dhe Adi Pojanin, ndërkohë që ky i fundit, drejtues në forcat Renea shënoi dhe golin e tretë, rë asistuar nga Andrea Kola, vëllai i ish-sulmuesit të njohur të Tiranës, Agustin Kola. Gjatë ndeshjes u dëmtuar edhe një lojtar-polic francez, i cili u gjakos aq sa mjekët i fashuan kokën, por i duatrokitur nga të pranishmit në stadium. Trofeun e Kupës së Miqësisë ia dorëzoi ekipit shqiptar, drejtori i Policisë së Tiranës, Saimir Muça. “E konsideroj këtë ndeshje si një risi në historinë e policisë së shtetit shqiptar, ku punonjës policie shqiptarë luajtën kundër atyre franceze. Një polic francez e kemi dhëndër në Shqipëri, i cili edhe organizoi ndeshjen. E quaj si një prelud para ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri-Francë. Ne e fituam ndeshjen tonë, tani është radha e tyre. Dëshiroj të falenderoj ata që i dhanë shpirtin këtij aktiviteti, zonjën Linda Brahja dhe Ervis Shkurta - tha trajneri Skënder Doda, shefi i sektorit të shkollimit bazë në Akademinë e Polisisë.

Interesant ishte një fakt, se dy nga policët francezë, algjeriano-francezi Murad Bernaben dhe Zhan Klod Alakorkon, ishin martuar me dy motra shqiptare, Esmeralda dhe Mimoza Ibrahimin. “Ishte një ndeshje shumë e bukur. U kënaqëm shumë. Parashikimi im për Shqipëri-Francë? Fiton Franca 2-1”, - tha Murad pas ndeshjes.

“Ishte shumë e vështirë për ne, pasi ne ishim më të vjetër në moshë se ekipi shqiptar. Rezistum shumë. Falenderoj policinë shqiptare. Parashikimi Shqipëri-Francë? Meqënëse, policia shiptare fitoi me ne, atëherë dëshiroj që Franca të fitoi me Shqipërinë”, - tha polici francez Zhan Klod Alakorkon për “Telegraf”. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›