E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana: Jam shumë i lidhur me Francën

/* */

Këtë të premte, 2 shtator, ekipi i Francës do të jetë kundërshtari i Shqipërisë, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë, për eliminatoret e Euro 2012-s. Pak ditë para këtij takimi, mesfushori shqiptar Lorik Cana, i cili ka luajtur shtatë sezone në Ligën 1, kampionatin francez, me ngjyrat e Paris Saint-Zhermenin, e më pas me Olimpikun e Marsejës, foli për faqen zyrtare të Federatës Franceze të Futbollit.

Një ecje inkurajuese
Me një bilanc prej dy fitoresh, dy barazimesh dhe dy humbjesh pas gjashtë ndeshjeve, Shqipëria renditet akualisht në vendin e pestë të grupit D me 8 pikë. Ajo është gjithmonë matematikisht në garën për kualifikim. “Bilanci ynë është i pranueshëm”, - thotë i lumtur Lorik Cana. “Edhe pse humbja në Bosnjë-Hercegovinë (2-0, më 7 qershor në Zenica) nga ndalësoi pak, ne do të vazhdojmë të shkojmë përpara. Përfaqësuesja shqiptare ka ecur shumë kohët e fundit, për më tepër që rezultatet tona na kanë lejuar të jemi në vazon e katërt gjatë shortit eliminator të Botërorit 2014”.

Objektivi 14 pikë
Janë akoma dhe katër ndeshje për djemtë e Josip Kuzhesë për të tentuar për ta mbyllur fushatën kualifikuese në mënyrën më të mirë. “Nga katër takimet e fundit, ne do të dëshironim të merrnim midis 6 apo 7 pikëve. Është një objektiv i lartë, por unë mendoj se është i realizueshëm. Nëse ne do ta përfundonim me 14 pikë do të ishte historike për Shqipërinë”, - thotë me entuziazëm mesfushori, i transferuar këtë verë të Lacio.

Ballafaqim i dyfishtë
Megjithatë, detyra vështirësohet për Lorik Canën dhe të tijtë, të cilët do të përballen pikërisht dy herë kundër ekipit të Francës, këtë të premte, më 2 shtator në Tiranë dhe më pas të premten e 7 tetorit në “Stade de France”. “Blutë janë favoritë në këtë grup. Ata duhet të përfundojnë logjikisht në vendin e parë, edhe pse unë nuk do ta mendoja se ata do të humbisnin pikë përballë Bjellorusisë. Kjo ne nuk na ndihmoi aspak, duke ditur që bjellorusët janë kundërshtarët tanë direkt për ne”.

Miqtë e Marsejës
Më rastin e këtyre dy ndeshjeve, lojtari i lindur në Prishtinë do të rigjejë me kënaqësi shumë nga ish-shokët e tij të dikurshëm në klub. “Ekipi i Francës është i përbërë nga lojtarë të mëdhenj, si Samir Nasri apo apo Stiv Mandanda, me të cilët unë kam luajtur te Olimpiku i Marsejës”. Por, në fushën e lojs, nuk bëhet fjalë për ndjenja.

Stadium i njohur
Pas ndeshjes së vajtjes në Tiranë, ndërkohë që ajo e kthimit në “Stade de France” do të luhet në fillim të tetorit. Një terren që Lorik Cana e njeh mirë. “Kam përjetuar saktësisht katër finale të Kupës së Francës, dy me Paris Sën Zhermenin dhe dy të tjera me Olimpikun e Marsejës. Në vitin 2003, e ndoqa nga tribuna humbjen e Parisit kundër Okserit (1-2). Një vit më pas, ne fituam trofeun kundër Shatorusë (1-0(. Me Marsejën ne humbëm përballë Paris Sën Zhermenit (1-2), përpara se rrëzoheshim sërish në vitin 2007 kundër Soshosë (2-2, 4-5 me penallti).

Atdheu i dytë
Në total, mesfushori ka kaluar shtatë sezone si lojtar profesionit në Francë, tre me Paris Sën Zhermenin (2002-2005) dhe më pas katër me Olimpikun e Marsejës (2005-2009). “Këto kanë qenë për mua vite përrallore. Në Paris, unë kam kryer formacionin për të bërë më pas debutimin si profesionist. Më pas u bashkova me Marsejën, kur mora edhe shirtin e kapitenit. Unë jam shumë i lidhur me këtë vend, dhe nga ana tjetër unë nënshtetësi të dyfishtë (franceze dhe shqiptare”, - përfundon Cana intervistën e tij për faqen zyrtare të Federatës Franceze të Futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›